Lajme

AAK gjithashtu bojkoton fjalimin e Osmanit, thonë se presidentja më shumë është në shërbim të kryeministrit sesa të popullit

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 15 December 2022

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kanë bojkotuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvend.

Ata kanë njoftuar se presidentja ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saja.

“Presidentja Osmani ka dështuar t’i përmbushë obligimet e saj si presidente e vendit, për të përfaqësuar unitetin e popullit. Në shumicën e rasteve është në shërbim të kryeministrit, në funksion të agjendës së tij. Andaj, Grupi Parlamentar i AAK-së refuzon të marrë pjesë në adresimin e Presidentes së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Fjalimin vjetor të presidentes e kanë bojkotuar edhe deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ata kanë njoftuar se organizimi i sotëm i fjalimit vjetor të Osmanit para deputetëve të Kuvendit, është një tjetër spektakël i pushtetit, që përmes rregullave formale të raportimit para Kuvendit, të mbulojë dështimin e mospunës së Presidentes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera