Sport

Janë rival direkt për tu inkuadruar në Ligën e Parë, por pas ndeshjes darkojnë së bashku

Autori: Gazeta inFokus 23:50 | 04 November 2020

Bashkimi i Koretinit dhe KF Gjakova kanë zhvilluar sot një prej ndeshjeve derbi të Ligës së Dytë, raporton Gazeta Olle.

Takimi përfundoi 2-0 në të mirë të vendaseve nga Koretini.

Por, pavarësisht rivalitetit në fushë dhe dueleve të ashpëra, jashtë fushës së gjelbërt skuadrat darkuan së bashku.

-Advertisement-

Ishte nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ai i cili shtroi darkë pas ndeshjes për futbollistët dhe stafin e të dyja skuadrave.

Bashkimi Koretin tashmë është në pozitën e tretë në tabelë, ndërsa Gjakova pas kësaj humbje është në mesin e tabelës dhe e gjënë veten larg prej skuadrave të kreut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera