Lajme

Ish-drejtuesi i Institutit të Historisë: Specialja, kurrë nuk na kërkoi fakte për krime lufte

Autori: Gazeta inFokus 10:35 | 10 October 2022

Faktet mbi historinë e luftës në Kosovë, për periudhën e viteve 90-ta, janë të shkruara në shumë libra, e punime shkencore.

Të dhëna, të argumentuara kanë mjaftueshëm edhe në Institutin e Historisë në Kosovë. Por, për krimet e luftës, që i kanë kryer serbët, kurrë nuk u kërkua ndihma e historianëve nga ana e Gjykatës Speciale.

Madje, Sipas tashmë ish- drejtorit të këtij instituti, Sabit Syla, Gjykata nuk u kërkoi asnjë ndihmë as për pretendimet e Dhomave të Specializuara, se ish krerët e UÇK-së, kanë kryer krime gjatë luftës.

-Advertisement-

Këto Syla i tha në Sytë 7 në Klan Kosova, ku shtoi se “për kohën sa kam qenë unë drejtues i Institutit te Historisë nuk ka ndodhur asnjëherë të kemi kërkesë të tillë nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për një çështje të tillë”.

Sabit Syla, që ishte për dy mandate udhëheqës i Institutit, tha se “ kemi reaguar për punën e Gjykatës Speciale, kemi thënë qe jemi të gatshëm për të ofruar të dhëna bindëse lidhur me atë dhe të drejtën qe i takon anës tonë”, por gatishmëria e tyre nuk u shfrytëzua.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera