Ish-antarja e grupit shokon me deklaratën: Pussycat Dolls një rrjet prostitucioni
Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 17 October 2017
Uragani i skandaleve të dhunës seksuale në botën e artit në Shtetet e Bashkuara zgjerohet gjithnjë e më shumë dhe del përtej kinematografisë.
Një ish-pjesëtare e “Pussycat Dolls” deklaroi se në vitet që ajo ishte pjesë e kësaj bande muzikore, grupi i vajzave shërbente si një “rrjet prostitucioni dhe detyroheshin nga shefat e shtëpive diskografike të kryenin seks me ta”.
Kaya Jones, 33 vjeç, i bëri këto deklarata shpërthyese në një seri postimesh në Twitter, që nisën të shtunën dhe u mbyllën ditën e dielë.
“E vërteta ime! Nuk kam qenë ndonjëherë në një grup muzikor të përbërë nga vajza, por në një rrjet prostitucioni. Oh, po ne këndonim dhe ishim të famshme, ndërsa ata që na “zotëronin” bënin paratë”, ishte postimi i parë i saj.
“Kaq keq ishte?- më pyesin njerëzit. Ishte aq e tmerrshme sa unë u largova nga ëndrrat, nga mikeshat e mia të bandës dhe nga 13 milionë dollarë”, vazhdon ajo më tej.
33-vjeçarja shkruan se ka folur që në 2004, në 2005 dhe në 2007 dhe se është kërcënuar me jetë dhe me përfundim të karrierës. Ajo i referohet edhe vetëvrasjes së këngëtares Simone Battle të grupit G.R.L, ngjarje e ndodhur në vitin 2014 dhe thotë se ka qenë pikërisht dhuna seksuale e psikologjike ajo që e ka shtyrë vajzën në vetëvrasje.
Kaya Jones u bashkua me “Pussycat Dolls” në vitin 2003, kur ishte adoleshente. Në vitin 2005 u largua prej bandës.
Ndërkohë, themeluesja e grupit, Robin Antin hodhi poshtë pretendimet e 33-vjeçares, duke i quajtur “gënjeshtra qesharake dhe të lemeritshme”.
Antin themeloi bandën e famshme në vitin 1995 dhe gjatë viteve, përveç saj, të gjitha anëtaret e tjera janë ndryshuar. Anëtarja më e famshme e bandës është Nicole Scherzingger.
Të tjera
-
Lajmi i fundit: Tre personat e plagosur në Pejë nisen për QKUK, njëri në gjendje të rëndë
Tre persona (familjarë mes vete), janë plagosur nga arma e zjarrit sonte ...
-
As Peja s’gjen qetësi sonte, dyshohet për plagósje – Policia në vendin e ngjarjes
Një incident ka ndodhur sonte në Pejë, ku dyshohet se eskaluar në për...
-
Përleshje në Gjonaj të Prizrenit, lëndohen dy persona – njëri nga ta me ar*më zja*rri
Dy persona janë lënduar si pasojë e një përleshjeje që ka ndodhur mbrëmjen e ...
-
Valon Syla përplaset me Zana Avdiun: Vjosa Osmani e përpin edhe Albin Kurtin, ai e di këtë gjë
Një përplasje ka ndodhur mes Valon Sylës dhe Zana Avdiut. Analisti, Valon ...
-
Ministri Aliu: Projekti i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë po jetësohet
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Kurti: Parada të ushtrisë serbe aty ku u gjetën trupat e 744 shqiptarëve nga Kosova
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar të vrarët në masakrën e Vusht...
-
Haziri ngre dyshime për ndërhyrje në dosjen e Stadiumit të Gjilanit: Janë fikur kamerat që funksionojnë 24/7
Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka thënë se për stadiumin e qyteti...
-
Asambleja Parlamentare e NATO-s shqyrton kërkesën e Kosovës për statusin e anëtarit të asociuar
Kosova do të jetë pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, e cil...
-
Ferizaj, i konfiskohet vetura 24-vjeçarit që voziti nën masën mbrojtëse
olicët e Komunikacionit Rrugor sot rreth orës 18:50 në rrugën “Driton Islami”...
-
U largua papritur gjatë vizitës në Tiranë dhe nuk arriti ta takonte, Begaj telefonatë me Cameron: Mirënjohës në mbështetjen e luf*tës kundër kri*mit dhe korrupsionit
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një telefonatë me Sekretarin e Jashtëm b...
-
Jasharaj: Nagavci s’po pranon të na takojë, po mban inati karshi nesh
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari thotë se i kanë dërguar letër përsëri m...
-
Diplomojnë 15 kadetë të FSK-së në Universitetin Amerikan të Kosovës
Këtë të mërkure kanë diplomuar 15 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ...