Lajme

Ischinger – Bërnabiqit: Nuk është në rregull të nxitet dhuna në veri

Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 25 December 2022

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, ka thënë se shqetësimet e serbëve në veri të Kosovës nuk duhet të adresohen me nxitje të dhunës dhe shqetësim.

Kjo deklaratë e tij vjen pasi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, me anë të një cicërime në Twitter, ia ka përmendur disa prej arsyeve se pse serbët, sipas saj, protestojnë në veri.

“I dashur Ischinger, a e dini pse serbët po protestojnë? Kërkesat e tyre janë: 1) Të implementohet Marrëveshja e Brukselit (e nënshkruar në vitin 2013!); 2) Rregullat bazike të sundimit të ligjit (mos të arrestohet sipas dëshirës dhe të mbahet peng pa pasur asnjë kontakt me familjet e tyre). Është tepër për të kërkuar? Në kundërshtim me vlerat e BE-së?”,ka shkruar Bërnabiq.

-Advertisement-

Ndërkaq, Ischinger ia ka kthyer: “Sigurisht që ka kërkesa legjitime, nga të dyja palët, në fakt. Ajo që nuk është në rregull është adresimi i shqetësimeve të tilla nëpërmjet nxitjes së dhunës dhe trazirave publike. Serbia e di saktësisht se si të veprojë si një fuqi e përgjegjshme! Krishtlindje do të thotë paqe!”.

Gjatë ditës së djeshme, ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi ka thënë se është thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, duke kërkuar kështu urgjentisht veprim vendimtar nga Bashkimi Evropian.

Nga ky reagim i djeshëm i Ischinger erdhi sot sqarimi i Bërnabiqit, i cili mori sërish përgjigje nga diplomati gjerman.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera