Importi energjetik që mbush kuletën serbe

Autori: Agron Hoti
18:00 | 26 January 2023
Rusia përmes Serbisë në këto gati 24 vite çlirim ka pasur një synim madhor, që Kosova në asnjë variant të mos pavarësohej energjetikisht, por të varej vazhdimisht nga importi i energjisë. Asnjëherë politika e Kosovës s’e ka lexuar drejt këtë projeksion serb e rus. Varësia energjetike e Kosovës çonte ujë drejtëpërdrejtë në Serbi, e cila edhe sot vazhdon ta kontrollojë tregun e energjisë në rajonin sipas kushteve ruse. Martin Berishaj në Kosovë dhe Damir Fazlliç në Shqipëri po shihen të kenë qenë promovuesit e projeksioneve energjetike serbe e ruse në rajon tërësisht kundër amerikanëve.
Të gjithëve na kujtohen sulmet e parreshtura vendore e ndërkombëtare në Kosovë që i bëheshin ndër vite ndërtimit të termocentralit të ri në emër të disa ‘standardeve’, të cilat BE as vet s’i respektonte. Dhe përfundimisht në vitin 2020 e 2021 Kosova edhe zyrtarisht e pati refuzuar gazin e lëngshëm amerikan dhe termocentralin që deshën ta ndërtonin amerikanët duke ngelur tanimë me gishta në gojë.
Refuzimi në Kuvend nga Kosova i Marrëveshjes për Normalizimin Ekonomik mes Kosovës e Serbisë të nënshkruar më 4 shtator 2020 në Shtëpi të Bardhë ishte i shtyrë nga evropianët e kontrolluar nga rusët që Kosova të mos e diversifikonte energjinë dhe që mos të lidhej e integrohej me rajonin.
Pra, sa më shumë që Kosova importon energji aq më shumë para shkojnë në duar të serbëve që kontrollojnë tregun energjetik rajonal. Sa më shumë që Kosova blen energji aq më pak zhvillohet, sepse harxhon shumë para për energji, e ky ishte dhe vazhdon të jetë synimi serb e rus për ta dështuar shtetin e Kosovës, të cilin e shohin si projekt amerikan.
E sot jemi saktësisht siç na do Serbia e Rusia, pa gaz të lëngshëm amerikan, pa plan për termocentral të ri, pa stabilitet energjetik, pa rritje të duhur ekonomike dhe me shkallën më të lartë të antiamerikanizmit në këto 24 vite çlirim. A.H.

Të tjera
-
Rusia dështon ta kalojë propozimin në OKB për të hetuar sulmet e Nordstream
Rusia nuk arriti të fitonte vota të mjaftueshme të hënën në Këshillin e Sigur...
-
Deputeti i VV’së thotë se opozita po bën huqje të madhe: Po dëshirojnë të barazojnë punën e Kurtit me të bëmat e tyre
Deputeti i VV’së, Agon Batusha ka folur rreth kritikave të dy partive opozita...
-
Haradinaj: Në masakrën e Izbicës, armiku nuk e kurseu as Dafinën 6 muajshe
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar se...
-
Von Cramon: Deklaratat e Vuçiqit pas marrëveshjes në Ohër, u pritën shumë keq në BE
Deputetja e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian (PE) Viola von Cramon ka thë...
-
Erërat e forta dëmtojnë shtyllat elektrike, KEDS del me njoftim
Si pasojë e erërave të forta janë shkaktuar dëme në përçues elektrikë dhe në ...
-
Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se një aktivist për edukimin e vajzave është arrestuar këtë javë në Kabul, si dhe u kanë bërë thirrje talibanëve që të sqarojnë arsyen e ndalimit të tij. As zëdhënësit e Ministrisë së talibanëve për Informacion dhe as ata të agjencisë së inteligjencës, nuk u janë përgjigjur kërkesave për të komentuar apo konfirmuar ndalimin. Lexo Edhe: Hiqni dhimbjen e kyceve brenda 3 ditësh me këtë mënyrë të sigurt Grenell i reagon Blinkenit për takimin e Ohrit: Askush nuk e nënshkroi “ma… “Matiullah Wesa, udhëheqës i (Pen Path) dhe mbrojtës i të drejtës së grave për edukim, është arrestuar të hënën në Kabul”, ka thënë Misioni i OKB-së në Afganistan (UNAMA) përmes një deklarate. “UNAMA u bën thirrje autoriteteve de facto që të japin detaje për vendndodhjen e tij, arsyet e arrestimit dhe t’i sigurojnë atij përfaqësim ligjor dhe kontakt me familjen”. Wesa ka vite që mbron të drejtën e grave për edukim, sidomos në zonat më konservatore. Organizata e tij, Pen Path, ka mbajtur disa takime me pleqtë e fiseve dhe i ka inkurajuar komunitetet dhe autoritetet që të hapin shkolla. Administrata e talibanëve ua ka ndaluar edukimin shumicës së grave. Ato mund të vijojnë vetëm shkollimin fillor, por jo edhe atë të mesëm apo universitar. Një anëtar i forcave talibane gjuan me armë në ajër për të shpërndarë gratë afgane gjatë një proteste për më shumë të drejta për gratë, në Kabul. Zyrtarët kanë thënë se janë duke punuar në rihapje të shkollave, mirëpo pa dhënë afate kohore kur mund të ndodhë diçka e tillë. /REL/
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar dje ...
-
OKB: Aktivisti për edukim të vajzave është arrestuar në Kabul
Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se një aktivist për edukimin e vajzav...
-
Kaloi shpejtësinë e kufizuar, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe i merret leja
Është ndaluar një shofer në rrugën Gjilan- Kamenicë, më saktësisht në fshatin...
-
Xi mbështet bisedimet e planifikuara mes Arabisë Saudite dhe Iranit
Presidenti kinez, Xi Jinping, ka biseduar në telefon me princin e kurorës në ...
-
Në një sallë të dasmave në Pejë vjedhin kasafortën, kishte një shumë të konsiderueshme parash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Pejë ka raportuar se në sallën...
-
Vjedhja e 40 mijë eurove e stolive të arit ne vlerë prej 25 mijë euro në Ferizaj, arrestohet i dyshuari
Është arrestuar i dyshuari me inicialet S.I., 49-vjeç, për vjedhje të rëndë n...
-
Rrëzimi i ligjit për KPK-në, Haliti: Nga shkeljet e Kushtetutës, dy Presidentë janë dorëhequr
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se në të k...