Rozë

Ilda Bejleri rrëfen stresin që po kalon gjatë izolimit: Sikur tavani po të bie… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 27 March 2020

Prej dy javësh i gjithë vendi është izoluar për shkak të përhapjes së koronavirusit dhe njerëzit po qëndrojnë në shtëpi.

E teksa shumë persona tregojnë se po e kalojnë me qetësi dhe me pozitivitet këtë situatë, ka nga ata që po e kalojnë me ankth dhe shumë stress.

E një ndër ato që nuk po e kalojnë me qetësi këtë situatë është moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri.

-Advertisement-

Ajo ka vendosur që të flasë publikisht, duke rrëfyer si po shkon karantina e saj.

Megjithëse është munduar të heqë mendjen dhe të merret me shumë aktivitete, Ilda e ka pasur të pamundur të menaxhojë stresin gjatë këtyre dy javëve.

Moderatorja i bën thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre.

“Për mua kanë qenë ditë të vështira. Ankthi është armiku kryesor i njeriut, sidomos në këto momente, përveç koronavirusit. Stresi mbi të gjitha që po kalojmë edhe fakti sikur tavani po të bie mbi kokë, është diçka që duket sikur po të merr frymën.”- shprehet Ilda ndër të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera