Lajme

I quajti “Sindikalistë të PAN-it”, Ymeri i reagon Kurtit: Qeverisë Haradinaj i kemi bërë tre javë grevë

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 25 September 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot gjatë një prononcimi për media tha se sindikalistët që po bëjnë grevë i takojnë PAN-it.

Kurti tha se ata kanë inati antiqeveritar.

E shefit të qeverisë iu kundërpërgjigj numri dy i SBASHK-ut.

-Advertisement-

Ymer Ymeri tha për Klankosova.tv se sindikalistët i kishin bërë grevë edhe qeverisë së PAN-it kur udhëhiqej nga Ramush Haradinaj.

“Sindikatat i kanë 25 mijë anëtarë. Tash ai se di si ka mundur t’i quajë “Sindikalistë të PAN-it” kur ne për tre javë i kemi bërë grevë edhe Qeverisë së PAN-it që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj” – tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera