Lajme

“I dashuri miku im”, zyrtari i LDK’së, i drejtohet publikisht Haxhi Avdylit

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 14 January 2021

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, i është drejtuar ish-bashkëpartiakut të tij, Haxhi Avdylit, pasi ky i fundit e ka përkrahur marrëveshjen e Vjosa Osmanit me Albin Kurtin.

Avdyli kishte thënë se 14 shkurti do të fillojë çlirimi nga keqqeverisja, ndërsa Rugova i është kundërpërgjigjur dukë thënë se do të bëhen pjesë e diktaturës së re, dhe ideologjive të kuqe.

Gjithashtu, ai ka shkruar se Kosova e ka mbijetuar Hashim Thaçin dhe tani do të mbijetojë edhe Albin Kurtin.

-Advertisement-

“I dashur Haxhi,

Me 14 shkurt nuk fillon çlirimi, por rikthimi në kthetrat e ideologjive të kuqe. I dashur miku im, ti dhe bashkëmendimtarët e tu do të bëheni pjesë e diktaturës së re, ngjashëm me Jakobinët e Francës që vranë e kthjellën derisa populli u ngop me ta. Sidoqoftë, nuk është tragjike. Kosova e ka mbijetuar Hashim Thaçin, do ta mbijetojë edhe Albin Kurtin”, ka shkruar Rugova në Facebook,

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera