Lajme

Hoti: Kriza më e madhe e çmimeve në 15 vjet, pushtetarët i dyfishojnë faturat e tatimit në pronë

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 24 January 2023

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është shprehur i habitur me rritjen e faturave të tatimit në pronë në kohën e krizës më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit.

Hoti ka pyetur pushtetarët se si arsyetohet kjo, kur 85 mijë të punësuar ende nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara.

Hoti thotë se Ligji sigurisht se kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave,  ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët.

-Advertisement-

“Qeveritarët e nisin vitin mbarë!!! I dyfishojnë faturat e tatimit në pronë, në veçanti për zonat urbane. Si arsyetohet kjo në krizën më të madhe të çmimeve në 15 vitet e fundit?!
85 mijë të punësuar nuk e dinë sa do ta kenë pagën në shkurt, por e dinë se faturat e tatimit në pronë i kanë të dyfishuara.

Ligji sigurisht se kërkon ri-vlerësim të rregullt të vlerës së tregut të pronave. Por, ri-vlerësimi bëhet në kontekst të zhvillimeve ekonomike dhe sociale në vend, si dhe analizohet me kujdes se kur është koha e përshtatshme që kjo të reflektohet në faturat për qytetarët”, shkruan Hoti.

Komuna e Prishtinës reagoi sot duke thënë se autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave.

“Autoriteti kompetent për zbatimin e procedurës së vlerësimit është Ministria e Financave e cila përcakton zonat e vlerave, nivelet e vlerave dhe vlerën e vlerësuar të pronave të paluajtshme që janë brenda territorit të komunave. Vlerësimi i pronave të paluajtshme kryhet në përputhje me rregullat dhe procedurat e parashikuara në këtë Ligj dhe në aktin nënligjor që nxjerr Ministria e Financave për kategoritë e vlerave, metodat dhe modelet e vlerësimit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera