Lajme

Hoti falënderon Ramën për fjalën në KiE: Shqipëria mbetet zëri i jonë

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 12 October 2022

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fjalën e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës, ku foli për Kosovën, shkruan Gazeta Infokus.

Hoti ka thënë se Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.

“Faleminderit Kryeministër Edi Rama për fjalën në Këshillin e Evropës.

-Advertisement-

Derisa Kosova të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi”, ka shkruar Hoti.

Ndryshe, Rama në fjalën e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës, tha se Kosova dhe Shqipëria janë si shpirti me trupin.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, Rama ka thënë se “për ju lufta është një kujtim i largët, për ne një plagë që ende dhemb”.

Kryeministri shqiptar tutje u ka kërkuar përfaqësuesve në Këshill të Evropës që emrin e Kosovës çdo herë ta shkruajnë drejt – pra Kosova dhe jo Kosovo./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera