Historia e të riut nga Tirana, që u lidh me Miss-in nga Republika Domenikane
Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 18 July 2020
Ervin Elezi një i ri nga Tirana, nuk ka pritur vajzë shqiptare për të qenë i lumtur. Ai është lidhur me një vajzë nga Republika Domenikane e cila është edhe Miss. Bukuroshja në fjalë është Nidia Lorena Sanchez. Ajo ka marrë pjesë në disa kompeticione bukurie ku ka marrë dhe çmimin e parë: “Miss of Latina America 2018” dhe “Miss Tropico Models 2018”. I ftuar tek “Rudina”, 38-vjeçari, i cili punon si menaxher i një hoteli në New York, prej 11 vitesh, tha se për herë të parë u takua me Nidian në Punta Cana.
“Por e vërteta ka filluar nga Instagrami. Kam hyrë në Instagram dhe aty ka filluar, i kam bërë një like një fotoje, pastaj një koment edhe pse Nidia në fillim ka qenë shumë e ftohtë. Nuk më ka kthyer përgjigje. Unë isha në Neë York. Ishte thjesht një shkrim, “je një vajzë e bukur” dhe thashë thjesht po e provoj se në fund të fundit çuna jemi dhe nuk ka asgjë të keqe. Nuk kisha asnjë përgjigje. I kam shkruajtur sërish pas dy javësh dhe aty filluam që bëmë një bisedë si fillim se unë nuk flisja spanjisht, Nidia fliste pak anglisht. Kështu filloi, shkëmbyem numrat derisa shkova për herë të parë në 2018-n në Punta Cana për pushime dhe u takuam”, rrëfeu Ervin Elezi.
Pandemia i ka lënë të ndarë dy të dashuruarit. Ervini nga Tirana është bllokuar në SHBA ku jeton dhe punon, ndërsa Nidia në Republikën Domenikane.1 / 6
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...