Kupa e Botës 2022

Historia e pabesueshme e tifozëve anglezë: Po kërkonim birra, përfunduam me luanët

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 21 November 2022

Një grup tifozësh anglezë, që ishin në kërkim të birrave në Katar (vend ku konsumimi i alkoolit është i ndaluar), shpjeguan në talkSPORT atë që mund të jetë një nga historitë më të çuditshme të këtij Botërori.

Alex Sullivan, një tifoz i Evertonit, i cili ka udhëtuar në Katar për të mbështetur Anglinë gjatë Kupës së Botës, tha për talkSPORT se “po kalonim mirë, po argëtoheshim, kur takuam një nga djemtë e sheikut. Ai na mori në pallat… dhe na tregoi se çfarë kishte aty: luanë, zogj të ndryshëm, gjithçka… Na thanë se ishim të mirëpritur dhe nëse shihni përreth, nuk do të gjeni më mirë.”

Një tjetër tifozët anglez u shpreh: “Ne ishim në gjueti për disa birra dhe ata thanë: “Ne do të keni birra sa të doni”. Kështu që u hodhëm në pjesën e pasme të një Toyota Land Cruiser dhe përfunduam në një pallat madhështor. Ai na tregoi majmunët, zogjtë e tij ekzotikë… Ishte çmenduri!

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy