Lajme

Hill: Serbia luan rol jetik në përparimin e rajonit

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 19 April 2022

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Christoper Hill, mirëpriti sot senatorët amerikanë të Komisionit për Punë të Jashtme, Chris Murphy dhe Gene Sheikhin, si dhe senatorin e Komisionit për Forcat e Armatosura, Tom Tillis.

Senatorët amerikanë mbërritën në Beograd për t’u takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Këtë e bëri të ditur Hill përmes një postimi në Twitter, derisa tha se Serbia ka një rol jetik në progresin e rajonit, përcjell Klankosova.tv.

-Advertisement-

Hill shtoi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin “harmonizimin më të fortë të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe fqinjëve të saj”.

“Vizita juaj thekson rëndësinë e partneritetit tonë. Serbia luan një rol jetik në përparimin dhe prosperitetin e rajonit”.

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin harmonizimin dhe lidhjet më të forta midis Republikës së Serbisë dhe fqinjëve të saj të BE,” shkroi Hill.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera