Lajme

Haziri për Gjilanin: Qeverisja lokale ka shkaktuar pakënaqësi dhe frikësim tek investitorët

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 13 May 2023

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar i parë në nivel qëndror, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për medie, ku ka praqitur pikëpamjet e LDK-së për Planin Zhvillimor Komunal të Gjilanit, që është plan kapital, i interesit të veçantë për zhvillim komunal dhe ndikim zhvillimor, duke absorbuar interesin e investitorëve të mëdhenj.

“Planin Zhvillimor Komunal në Gjilan e kemi miratuar në shtatorin e vitit 2021, pas një angazhimi të madh të ekspertëve lokal dhe të partnerëve jashtë institucioneve komunale. Ky është një dokument i pandryshuar dhe ngecjet që kanë ndodhur kanë të bëjnë me mos zonimin.

Asnjë hap nuk është lëvizur drejt zbatimit të detyrës së dytë” ka thënë Haziri.

-Advertisement-

Sipas tij, zonimi ka impakt kryesor në përfshirjen e investitorëve banorëve dhe të gjithë të interesuarve se si do të duket lagjja, ambienti, pamja dhe e ardhmja e tyre.

“I vetmi zhvillim që ka ndodhur është tendenca për ta anuluar PZHK-në, ku nga dy Ministrisë e linjës është kthyer si jo e ligjshme. Kjo tendencë e Komunës ka vazhduar fatkeqësisht me hapa të gabuar, duke vazhduar ta shkelin ligjin e duke shkaktuar edhe më shumë humbje të paarsyeshme dhe kokëfortësi, që për pasojë, ka shkaktuar pakënaqësi dhe frikësim tek shumë investitorë, ndërsa ardhja e tyre për të investuar as nuk vjen në shprehje me këtë ambient” shtoi ai.

Haizir vlerëson se rendenca e revidimit, rishikimit dhe anulimit e kësaj administrate që udhëhiqet nga VV, është “logjikë e mbrapshtë”.

“Fatkeqësisht, nga mashtrimi i madh që është lexuar tek qytetarët, po kalojmë në dëshprimin e madh. Këtë Plan, Hartën Zonale dhe projektet tjera mund t’i vononi, por nuk mund t’i ndalni. Projektet e Gjilanit që i sollëm ne me shumë punë e angazhim, nuk do të lejojmë t’i trajtoni si projekte të huaja. LDK është gardiane e mbrojtjes së projekteve që i lamë të gatshme e të buxhetuara” ka përfunduar Haziri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera