Lajme

Haxhiu i PDK’së: Qeveria Kurti bën sehir përderisa çdo ditë qytetarët humbin jetën nga virusi

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 04 May 2021

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka thënë se Qeveria e  udhëhequr nga Albin Kurti nuk është duke bërë asgjë për shëndetin e qytetarëve, shkruan Gazeta Infokus.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se derisa çdo ditë raportohet për humbje të jetës së qytetarëve Qeveria Kurti 2 po bën sehir.

“Në 10 ditët e fundit janë bëre ZERO vaksinime, derisa për 6 javë të Qeverisë Kurti 2, janë rexhistruar 431 raste të vdekjeve nga COVID-19.

-Advertisement-

Qeveria nuk ka nënshkruar parakontratën e ofruar nga Pfizer.

Në ofertë që unë ua kam siguruar, MSH për 3 javë as email – kërkesë nuk i kanë derguar kompanis qe na ofroi 500 mij deri 3 milion vaksina Pfizer.

Kjo përveq qe është neglizhence dhe padituri, për me keq mungesa e vaksinave është rrezikim i drejtpërdrejtë i shëndetit dhe jetës së qytetarëve tanë, është vdekje për shumë qytetarë të Kosovës.

Derisa çdo ditë raportohet për hubje të jetëve të qytetarëve tonë, Qeveria Kurti 2 bënë sehir.

Hapja e një pike të vaksinimit për qytetarët e Kosovës në Morinë nga Qeveria e Shqipërisë tani më është domosdoshmëri, sepse Qeveria e Kosovës ka dështuar”, ka ts shkruar ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera