Lajme

Haxhiu: Çmimet tavan kanë efekt veç t’ia lëvizin kapakun e kresë qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 20 October 2022

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, në seancën e sotme tha se efekti i çmimeve tavan që po i mendon qeveria për ti vendosur ka efekt veç që t’ia lëvizin kapakun e kokës qytetarëve me çmime të larta.

Haxhiu tha se shembulli më i mirë është mundur të merret nga Maqedonia e Veriut, ku sipas tij, shteti atje ka vendosur të ndërhyj në marzhën e fitimit.

“Qeveria e ka ulur TVSH-në në Maqedoni të Veriut dhe shteti e ka përcaktuar marzhën e fitimit, por ju s’po doni ta bëni këtë, ju po doni vetëm ta përcaktoni çmimin tavan, qeveria t’i mbledh të hyrat për vete, atje varfërohet qytetari, rëndohet biznesi e rriten të hyrat për shtetin”, është shprehur Haxhiu.

-Advertisement-

Tutje, ai tha se Kurti në vazhdimësi po mban ligjërata por efekti i tyre në përmirësimin e jetës së qytetarëve është zero.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera