Hamza: Kosova ka stabilitet makro fiskal
Autori: Gazeta inFokus
16:50 | 01 August 2018
“Ministria e Financave me Agjencitë e saja vartëse (Dogana dhe ATK) kanë kontribuar me mbi 83% në totalin e pranimeve të periudhës 6 mujore, ose rreth 90% të hyrave buxhetore”, bëri të ditur sot ministri i Financave Bedri Hamza, në konferencën për Media ku prezantoi Raportin financiar gjashtëmujor për performancën e të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore.
Sipas Ministrit Hamza, si rezultat i pranimeve më të mëdha sesa pagesat për periudhën janar-qershor 2018, bilanci i fondeve është rritur për 15.5 milionë Euro përkatësisht 3% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë paraprake. Prandaj, bilanci i fondeve më 30 qershor 2018 rezultoi 373.3 milionë euro.
Sa i përket të hyrave për gjashtëmujorin e parë të vitit, Ministri Hamza, bëri të ditur se “Të hyrat tatimore gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2018 në raport me vitin 2017 u rritën nga 663 milionë në 705 milionë euro, rritje kjo për 42.3 milionë euro, ose 6.4% krahasuar me periudhën paraprake.
Sa i përket, Shpenzimeve për paga dhe mëditje, sipas ministrit Bedri Hamza, ato shënuan vlerën prej 293.8 milionë euro gjatë këtij gjashtëmujori që paraqet një rritje prej 19.65 milionë euro më shumë krahasuar me gjashtë mujorin e vitit 2017. Kjo rritje vjen kryesisht si rezultat i rritjes së pagave sipas legjislacionit në fuqi si dhe zbatimit të vendimit për ngritjen e pagave”.
“Shpenzimet në subvencione dhe transfere regjistruan shumën prej 253.6 milionë euro, që paraqet një rritje prej 22.7 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Kjo rritje vjen si rezultat i fillimit të implementimit të tri skemave të reja sociale për herë të parë në Kosovë: Pagesa për personat e pa aftë në vendin e punës, skema për pagesë tëpersonave paraplegjik dhe tetraplegjik si dhe pagesa për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës. Shpenzimet kapitale arritën vlerën prej 183 milionë euro, që paraqet një rritje prej 23.7 milionë euro, ose rreth 15% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017, duke arritur kështu normën e ekzekutimit të kënaqshme që është në përputhje me planifikimin tonë.
Sa i përket borxhit shtetëror, Ministri Hamza bëri të ditur se ka arritur ta stabilizojë nivelin e rritjes së borxhit publik, e cila në nivel tëBPV-së është zvogëluar për 0.4%.
Ndërsa për këtë gjashtëmujor janë marr grante 65.5 milionë €, ndërsa për tërë mandatin janë marr grant 94.1 milionë €.
Ministri Bedri Hamza, në këtë Konferencë për Media gjithashtu bëri të ditur se me datën 30.07.2018 Republika e Kosovës për herë të parë, në 10 vjetorin e shtetësisë, emetoi me sukses të plotë obligacionin 10 vjeçar në shumë prej 10 milionë euro. Ky aktivitet tregoi interesim të madh nga publiku, të cilët ofertuan në tregun e lirë, duke ofruar 13.38 milionë euro, ndërsa norma e kuponit (interesit) u përcaktua nga tregu 5.2%.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...































