Sport

Guardiola: Njerëzit mendojnë se nuk e duam Spanjën, por nuk është e vërtetë

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 02 October 2017

Referendumi për pavarësi që është duke u mbajtur në Kataloni ka sjell reagime të shumta, transmeton zeri.info

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola gjithashtu është përfshirë në këtë debat dhe ka gjithashtu ka sqaruar qëndrimin e katalunasve.

“Nuk duam që të mendojmë se ne nuk e duam Spanjën. Spanja është një vend i mrekullueshëm, me letërsinë, sportin dhe qytetin. Por, duhet të kuptohet se është një pjesë e banorëve që duan të vendosin për të ardhmen e tyre”, deklaroi Guardiola.

-Advertisement-

“Spanja do të mundohet që ta mbuloj realitetin, por mediat botërore do të tregojnë të vërtetën. Lexova në ‘El Pais’ që thuhej se kishte oficerë të policisë të lënduar. Të lënduar nga çka? Nga votat? Ka qenë e kundërta sepse ata kanë lënduar njerëzit me plumba të gomës, që janë ilegale në Kataluni.”, shtoi ish-trajneri i Barcelonës. /Zëri

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera