Lajme

Gruaja e aktivistit shqiptar nuk i gëzon paratë e pensionit

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 24 September 2022

Për vite të tëra, shtëpia e tij ishte adresë e shumë shqiptarëve. Pronari i saj, Hyzri Varoshi në mënyrë vullnetare e kishte dhënë në shfrytëzim për të mbajtur mësim, për çështje komunale e mbledhje të partive politike.

Të gjitha këto aktivitete u zhvilluan duke parë rrethanat e asaj kohe nën regjimin serb.

Faturën e energjisë elektrike me aq sa patën e paguan në atë kohë, mirëpo një pjesë e tyre iu trashëgua edhe pas periudhës së luftës në Kosovë.

-Advertisement-

Duke parë këtë akumulim të borxhit, në derë zonjës së shtëpisë i trokitën përmbaruesit.

Ata i dhanë afat për pagesë, në të kundërtën do të detyroheshin që t’i konfiskojnë gjërat shtëpiake.

Për tre vite sa e ka barrë këtë faturë të papaguar në vlerë prej rreth katër mijë eurosh, zonja e shtëpisë thotë se i ka vështirësuar edhe jetesën.

Ajo ka vite që nuk e gëzon pensionin e saj, pasi të gjitha paratë e pensionit i ndalen nga banka për të paguar borxhin e rrymës.

Nga Korporata Energjetike e Kosovës, që gjatë kohë i faturonte shpenzimet e rrymës, i thanë televizionit se nuk kanë njohuri për një rast të tillë, ndërsa i kanë ftuar familjen Beqiri që të lajmërohen tek ta për të shikuar problemin që kanë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera