Gratë dhunohen për së dyti nga shoqëria!

Autori: Hateme Smajli
16:10 | 25 April 2023
Jam e tmerruar!
Sa selektiv e të padrejtë jemi si shoqëri kur dhunohet një e mitur, kur dhunohet një vajzë, kur dhunohet një grua!
Vitin që lamë pas u dhunua një 11 vjeçare dhe u mbushën sheshet e Prishtinës me protestues, u fol e u organizuan debate me javë të tëra. Reagime masive! Një shembull i mirë e formë e duhur e reagimit në raste të tilla, që nëse jo drejtpërdrejtë ndikon tërthorazi që organet e drejtësisë me i’u përvish punës që përgjegjësit me qenë sa ma shpejtë mbrapa grilave.
Dje u dhunua sërish një e mitur nga disa persona, dhe u konfirmua se ka mbetur edhe shtatzënë por vëmendja mediatike dhe reagimet e qytetarëve, munguan! Munguan ose ishin të atij lloji te dhunuesit “potencial”, reagime këto që në të dy rastet janë prezente!
Selektimi i rasteve në këtë formë na tregon se keqardhja jonë është e shtirur e na vjen në pah vetëm atëherë kur e shohim se po reagojnë të gjithë!
Në dy javët e fundit afro 10 raste të dhunimit të grave. Pothuajse çdo jave ka raste te dhunimit të grave ne Kosovë, që në kushte normale, kjo duhej të alarmonte këtë shoqëri e të mobilizohej në atë se çfarë duhet të bëhet që një dukuri e tillë të zhduket e rastet të mos rriten, gjithmonë nëse, nëse protestat e vëmendja nuk po kryejnë pune.
Përsëri heshtje!
Është për të t ‘ardhur keq edhe sa shpejt bëhen gati normale, dukuritë e tmerrshme tek ne.
Tash as ne gazetarëve prokuroria nuk na jep detajet që i kërkojmë për këto raste duke na hequr qafe me përgjigjen “kanë nisur hetimet”.
Shumë mirë! Në rregull por çfarë dihet deri tash, a janë arrestuar ata persona, çka jeni duke punuar, pse këto hetime duhet me u mbajt “sekret”, nëse e pengojnë procesin ne e kuptojmë plotësisht por “kanë nisur hetimet”, është shumë dobët. Ose të paktën unë po përballem me këso lloj përgjigje të kota në këto rastet e fundit se nëse “zoti mos e bëftë” të dihet mosha e viktimës, emri ose inicialet e dhunuesve, “ tani po bëhet e madhe”.
Ku janë institucionet e shtetit, ku është policia, ku është Inspektorati i Policisë? Kush e monitoron trajtimin e këtyre rasteve ose a e monitoron dikush?
Ku qëndron problemi që rastet po shtohen çdo ditë, a duhen me u rrit masat e mbrojtjes për gratë, a duhet të lejohet mbajtja e përdorimi i sprejit ? A duhet që këta persona me marr dënime më të mëdha e mos me u liru prej paraburgimit e burgut menjëherë? A duhet të dyshuarit me u liru në procedura të rregullta?
Nejse… S’ka lidhje, le të vazhdojmë me u marr me Megi Pojanin!
Shkruan: Hateme Smajli

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale t...
-
Qeveria për rritjen e tarifave të energjisë: Është e drejtë që të mos preken amvisëritë që konsumojnë më pak se 800 kWh
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka publikuar raportet konsultative pë...
-
Haradinaj për mospagesën e orëve shtesë të policëve: Këto skandale i shkojnë për shtati veç armiqve
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi policëve të Kosovës nuk ...
-
Policët ende pa kompensim për ndërrimet e natës dhe orët shtesë, Sindikata kërkon reagim nga Qeveria
Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për vonesat...
-
Rritja e tarifave të energjisë, INDEP thotë se raportet e publikuara nga ZRrE-ja kanë mungesë të theksuar transparence
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka dërguar sot në Zyrën e Rregulla...
-
Trump: Mark Brnovich do të jetë ambasador i SHBA-së në Serbi
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se e ka emëruar Mark Brno...
-
Qeveria e Kosovës mban mbledhje elektronike, miraton disa vendime
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e saj të 255-të në m...
-
Orav: Dialogu Kosovë-Serbi nuk ka vdẹkur
Në një kohë kur shumë njohës të rrethanave politike vlerësojnë se dialogu ndë...
-
Rritja e tarifave të energjisë, Ministria e Ekonomisë del me deklarim zyrtar
Ministria e Ekonomisë ka reaguar pas raporteve të ZRrE-së, lidhur me shqyrtim...
-
“Krenari”, Ramush Haradinaj reagon pasi shqiptari nga Tirana merr komandën e një luftanijeje amerikane
Një shqiptar ka marrë komandën e një luftanijeje të marinës amerikane, duke s...
-
Manaj do të jetë nënkryetari i ri i Prishtinës, premton angazhim dhe përkushtim
Shkëmb Manaj do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Pasi Alban Zog...
-
Berat Lahu njofton për largimin nga VV, ripërsërit akuzat ndaj Gëzim Sveçlës për çështjen e pronave në Badoc
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka bërë të ditur lar...