GP i Vetëvendosjes kërkon të formohet Komisioni hetimor parlamentar për dhunën seksuale
Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 08 March 2023
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka kërkuar që të formohet Komisioni hetimor parlamentar për dhunën seksuale.
“Shumë është thënë mbi dhunën seksuale ndaj grave. Mijëra programe janë financuar këto dy dekada në institucionet e sigurisë, hetimit dhe gjyqësisë. Ende sot, 15 vite pas shpalljes së pavarësisë, në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës numërohen qindra raste të zvarritjes se lëndëve për viktimat e dhunës seksuale”, thuhet në kërkesën e GP të Vetëvendosjes, nënshkruar nga 40 deputetë.
“Është detyrë e Kuvendit të Republikës të marrë rolin që i takon me ligj nëpërmjet Komisionit hetimor parlamentar për të shqyrtuar të gjitha hallkat shtetërore që u takojnë pushteteve të ndryshme e të ndara se ku dhe çka ka ndodhur me rastet e trajtimit të dhunës seksuale dhe dhunës ndaj grave”, thuhet më tej.
Kërkesa e plotë:
Hetim për çdo lëshim
Shumë është thënë mbi dhunën seksuale ndaj grave. Mijëra programe janë financuar këto dy dekada në institucionet e sigurisë, hetimit dhe gjyqësisë. Ende sot, 15 vite pas shpalljes së pavarësisë, në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës numërohen qindra raste të zvarritjes se lëndëve për viktimat e dhunës seksuale.
Ka qenë dhe ende mbetet e paprecedentë natyra e vendimeve dhe lirimi i abuzuesve në disa raste si dhe mostrajtimi i përpiktë i disa rasteve të tjera që kanë dërguar edhe në pasoja fatale.
Në emër të pavarësisë dhe ndarjes së pushteteve po pamundësohet gjetja e përgjegjësve të lëshimeve në parandalimin e rasteve fatale, përdhunimeve apo dhunës në përgjithësi.
Ndaj është detyrë e Kuvendit të Republikës të marrë rolin që i takon me ligj nëpërmjet Komisionit Hetimor Parlamentar për të shqyrtuar të gjitha hallkat shtetërore që u takojnë pushteteve të ndryshme e të ndara se ku dhe çka ka ndodhur me rastet e trajtimit të dhunës seksuale dhe dhunës ndaj grave.
Për këto dhe shumë elementë të tjerë të lidhur me hallkat shtetërore të sistemit të sigurisë dhe drejtësisë Grupi Parlamentar i VETëVENDOSJE! përgatiti dhe procedoi ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për rastet e dhunës seksuale në 5 vitet e fundit. Këtë komision hetimor parlamentar sipas Ligji për hetimin do ta drejtojë opozita.
Mbrojtja e jetës së grave dhe vajzave, dinjiteti i tyre, në përgjithësi barazia gjinore nuk mund të qendrojnë pezull deri sa të zgjidhen të gjitha çështjet e tjera. Ka shumë përgjegjë në institucionet tona që këto vitet kanë pasur përgjegjësi sigurinë e grave. Ajo siguri kur i është dashur më së shumti nuk u është dhënë. Shteti ekziston për ta mbrojtur qytetarin nga cenimi i jetës dhe dinjitetit. Pa këtë mbrojtje nuk mund të funksionojë shoqëria.
Lëvizja VETEVENDOSJE! është duke përdorur çdo mekanizëm kudo që ndodhen përfaqësuesit e saj: në Qeveri, në Kuvend, në Komuna e në aktivizëm.
Ne besojmë se ka tepër shumë nevojë që në jetën tonë publike e institucionale të trajtohet me përpikmëri faji e përgjegjësia apo dhe dështimi i çdo hallke institucionale në rastet e përdhunimeve, vrasjeve, rrahjeve, fyerje, përndjekjeve dhe keqtrajtimeve sistematike ndaj grave dhe vajzave.
Hetim për çdo lëshim.
8 mars 2023
Grupi parlamentar i Lëvizjes VETEVENDOSJE!
Të tjera
-
Aksident në Raushiq të Pejës, katër persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në qytetin e fshatin Raushiq të q...
-
Ramabaja: Kurti njihet botërisht si një prej kryeministrave më intelegjentë në Evropën Juglindore
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sadri Ramabaja në një debat televiziv e ka ko...
-
Sami Kurteshi thotë se interpretimi shkencor e nxjerr të pafajshëm për sulm
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sa...
-
Kodi i ri doganor e akcizave hyn në fuqi më 26 maj, ja cilat janë ndryshimet
Pas shpalljes në gazetën zyrtare, Kodi Doganor dhe i Akcizave do të hyjë në f...
-
Haradinaj në Shqiponjë: Dëshmorët udhërrëfyes për hyrjen e Kosovës në NATO
Fitorja e madhe e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 17 maj 1999 në Shqiponjë...
-
Politikani serb padit vendin e tij për krimẹt e kryera në Kosovë
Kryetari i Lëvizjes Qytetare në Serbi “Odgovor”, Boban Bogdanoviç, ka nisur n...
-
Ministri i jashtëm i Shqipërisë në KiE: Kosova të përmbushë zotimet, Kie ta korrigjojë gabimin
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, shfrytëzoi fjalën e tij në sesi...
-
Gërvalla: Pas mbledhjes së sotme në KiE oferta e Kosovës e humbi relevancën
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se oferta e djeshme ...
-
Zv. ambasadori i SHBA-së në OKB: Rezoluta për Srebrenicën është sinjal për gjitha kombet që e përjetuan gjenocidin
Zëvendës ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara Robert Ëood tha se rezolu...
-
Vuçiqi e pret Dodikun në zyrën e tij në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot në Beograd presidentin ...
-
Zëdhënësi i BE-së: Draft-statuti për Asociacionin nuk dihet a përputhet me Marrëveshjet 2013-2015
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka komentuar draft-statutin e Ko...
-
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës
Kryesuesja e deritashme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, Do...