Rozë

Gold AG: Asgjë nuk e zëvendëson, në lutje të nënës emrin tënd kur e dëgjon

Autori: Gazeta inFokus 20:03 | 21 May 2020

Gold AG thotë se asgjë nuk e zëvendëson lutjen e nënës që bën për fëmijën.

Reperi Gold AG është shumë aktiv në rrjete sociale, në të cilat shpeshherë poston edhe lidhur me fenë, shkruan lajmi.net.

Ai njihet si besimtar i devotshëm i fesë islame, i cili po ashtu ka vizituar vendin e shenjtë, Mekën.

-Advertisement-

Së fundi, ai publikoi një foto të nënës së tij duke bërë namaz, ndërsa në mbishkrimin që ia la imazhit, flet për lutjen e nënës ndaj fëmijës.

“Asgjë nuk e zëvendëson, Në lutje t’nanës emrin tënd kur e dëgjon”, është mbishkrimin që Goldi ia la fotos.

Kujtojmë se projekti i fundit nga Gold AG është “Shkronjat e arta”, ndërsa ka paralajmëruar këngë të reja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera