Lajme

Gjyqtari Nicolas Guillou dorëhiqet zyrtarisht nga Dhomat e Specializuara

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 06 June 2024

Gjyqtari i Dhomave të Specializuara, Nicolas Guillou, ka dorëzuar dorëheqjen e tij tek kryetarja e Gjykatës Ekaterina Trendafilova.

Lajmi është konfirmuar nga vet Gjykata në një njoftim për media.

Guillou karrierën si gjyqtar do ta vazhdon në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.

-Advertisement-

“Më 6 qershor 2024, gjyqtari Nicolas Guillou i dorëzoi Presidentes Ekaterina Trendafilova dorëheqjen e tij si gjyqtar në listën e gjyqtarëve ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHK). Dorëheqja e gjyqtarit Guillou vjen pas zgjedhjes së tij si gjyqtar i Gjykatës Ndërkombëtare Penale dhe marrjes së detyrave të tij atje. Presidentja Trendafilova e përgëzoi gjyqtarin Guillou për zgjedhjen e tij dhe shprehu vlerësimin e saj të sinqertë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mandatin e KSK-së përmes, ndër të tjera, punës së tij si Gjyqtar Paragjyqësor dhe Gjyqtar i vetëm”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera