Lajme

Gjykata merr vendim edhe për dy të dyshuarit tjerë për dhunimin e 11-vjeçares

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 30 August 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburigm dy të miturve G.J dhe Xh.S, të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Lajmin e ka ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Ndryshe, lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë E.R dhe G.R, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

-Advertisement-

Kurse, i dyshuari i pestë po kërkohet nga policia, pasi i njëjti është identifikuar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 27 gusht, ku e mitura dyshohet se u dhunua nga pesë të dyshuarit në Prishtinë për disa orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera