Lajme

Gjoshi thirrje Kurtit: Trajtoji qytetarët pa dallime politike, mos i shiko logot partiake

Autori: Gazeta inFokus 23:27 | 20 January 2023

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që të mblidhet dhe të ndërmarrë hapa konkret që t’i sigurojë banimin familjeve të goditura nga vërshimet në Skenderaj, Mitrovicë e komuna tjera.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kurti, si kryeministër duhet t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallime politike e partiake, shkruan lajmi.net.

“Kryeministër, shërbeju qytetarëve të Kosovës pa dallime politike e partiake. Trajtoji të gjithë si njerëz të këtij vendi. Mos i shiko logot partiake”, shkroi ai.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Kryeministër, mijëra familje në Skënderaj, Mitrovicë, Istog e komuna tjera, kanë humb pasurinë e tyre për shkak të fatkeqësisë natyrore, vërshimeve.

Kryeministër, shërbeju qytetarëve të Kosovës pa dallime politike e partiake. Trajtoji të gjithë si njerëz të këtij vendi. Mos i shiko logot partiake.

Thirrë mbledhje urgjente të Qeverisë dhe merr hapa konkret që t’iu sigurosh banimin këtyre familjeve. Nuk jemi në verë, por në mes të dimrit.

Thirrë mbledhje urgjente, sepse Qeveria nuk është vetëm për t’i ndarë miliona euro për të paguar rrymën e serbëve në veri, ose për t’ia dhuruar KEDS-it 100 milionë euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera