Lajme

Gjermania shkarkon kreun e agjencisë kombëtare të sigurisë kibernetike

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 18 October 2022

Kreu i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë është shkarkuar pas raportimeve për lidhje të mundshme me inteligjencën ruse.

Agjencia Gjermane e Lajmeve (DPA) duke cituar një zëdhënës së Ministrisë së Brendshme njoftoi se ministrja Faeser shkarkoi presidentin e Zyrës Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) nga posti i tij me efekt të menjëhershëm.

Sipas javores Der Spiegel, ministria ka nisur gjithashtu një procedurë disiplinore ndaj Schonbohm-it.

-Advertisement-

Më herët, rrjeti gjerman i transmetimit publik ZDF raportoi për lidhjet e presidentit të BSI-së me një shoqatë të panjohur të quajtur “Cyber Security Council Germany”

Shoqata thuhet se ka kontakte me agjencitë e inteligjencës ruse. Schonbohm ishte presidenti themelues i grupit deri në vitin 2016.

Qarqet e sigurisë në Berlin e kishin marrë shumë seriozisht këtë rast. Autoritetet e sigurisë u cituan të kenë thënë se tani do të “përmbysnin çdo gur” në lidhje me aktivitetet e klubit.

Do të hetohet gjithashtu se cilat kompani kishin nevojë për softuer nga ofruesi rus Protelion (ish Infotecs). Protelion përdori anëtarësimin e tij në shoqatën “Cyber Security Council Germany” për shpërndarjen e softuerit që dyshohet të jetë i pasigurt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera