Lajme

Gjermania kundër çmimit kufizues për gazin: Do ishte joproduktive

Autori: Gazeta inFokus 22:36 | 20 September 2022

Gjermania është kundër vendosjes së një çmimi kufizues për gazin, ide që ka nisur të tërheqë disa nga vendet anëtare për t’u përballur me rritjen e çmimeve.

Por, duke folur për Euronews, ministrja gjermane për Çështjet Evropiane ka bërë të qartë se kjo do të ishte joproduktive dhe do të trembte furnizuesit.

“Thelbi i kësaj çështjeje është, nëse vendosim një çmim kufizues si BE dhe të gjithë konsumatorët në mbarë botën refuzojnë ta bëjnë, atëherë gazi do të shkojë tek konsumatorët e tjerë dhe rrjedhimisht mund të kemi një rënie të rezervave me gaz, ose rënie të furnizimeve. Ndaj mendoj se duhet të bëjmë kujdes”, tha Anna Luehrmann.

-Advertisement-

Sipas Berlinit, Bashkimi Evropian duhet të diversifikojë strukturën e furnizimit dhe të angazhohet në negociata direkte me furnizuesit e gazit për të siguruar çmime të ulëta.

“Mendoj se është e rëndësishme ta diskutjmë këtë me furnizuesit individualë të gazit, si për shembull me Norvegjinë, për të gjetur rrugën e uljes së çmimit, pasi edhe ata vetë kanë interes në tregun evropian”, theksoi ajo.

Së dyti, ministrja gjermane ka mbrojtur paketën e masave të miratuara nga Komisioni Evropian, përfshirë reduktimin e kërkesës për elektricitet dhe taksimin e fitimeve shtesë të kompanive të energjisë.

“Përfitimet shtesë të kompanive të energjisë janë të nevojshme, në mënyrë që ne t’i përdorim ato teprica që nuk kanë ardhur si pasojë e sforcimit të kompanive. Meqë ra fjala, tregu i energjisë është strukturuar në atë mënyrë që ne t’i përdorim këto teprica dhe t’ua japim konsumatorëve, sidomos atyre në nevojë dhe të ulim çmimet për ta”, sipas saj.

Intervista u realizua në kuadër të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, ku ministrat evropianë folën edhe për mundësinë e shmangies së rregullit të unanimitetit kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe sigurinë.

Ministrja gjermane theksoi se kjo duhet bërë sa më parë dhe përpara se vende të tjera të bashkohen me bllokun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera