Gjermani, faqet zyrtare shtetërore goditen nga sulmet kibernetike

Autori: Gazeta inFokus
09:28 | 06 April 2023
Më shumë se gjysma e landeve federale të Gjermanisë u goditën nga sulmet kibernetike, të cilat prekën dje në mbrëmje faqet zyrtare të administratës shtetërore.
Websites të tilla si; faqet zyrtare shtetërore, faqet e internetit të policisë dhe faqet e Ministrisë së Brendshme ishin përkohësisht të padisponueshme, raportuan disa autoritete shtetërore në të gjithë Gjermaninë.
Sulmet ishin të dytat në një seri sulmesh kibernetike, që goditën faqet zyrtare shtetërore në landet e Mecklenburg Vorpommern, Saksoni-Anhalt dhe Saksoninë e Poshtme një ditë më parë.
“Ne supozojmë se sulmet ishin të koordinuara në lande të ndryshme federale”, tha ministrja Dixhitale e Saksoni-Anhalt, Lydia Hüskens.
“Asnjëherë më parë nuk ka patur një sulm kaq të madh kibernetik në faqet e administratës shtetërore të Berlinit”, tha sekretari i shtetit për çështjet dixhitale në Ministrinë e Brendshme, Ralf Kleindiek.
Në Saksoninë e Poshtme, autoritetet po hetojnë një individ të paidentifikuar, haker, i dyshuar për sulme kompjuterike.
Një zëdhënës i zyrës së prokurorit publik në Verden tha se autoritetet po hetonin të gjitha motivet, dhe se kishte indikacione për një sulm pro-rus.
Sulmi i ashtuquajtur DDoS, që përfshin mbingarkimin e qëllimshëm të serverëve me kërkesa masive, nuk shkaktoi shqetësime të mëdha.
Të martën, hakerët kishin shënjestruar sërish një faqe të Ministrisë së Zhvillimit për rindërtimin e Ukrainës.

Të tjera
-
Limaj i çon mesazh Kurtit: Vetëvendosje të lëshojë rrugë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, u ka bërë thirrje Lëvizjes V...
-
Muharremi: Kur thotë qeveria në detyrë “nuk duam zgjedhje”, mos po nënkupton koalicion stabil me PDK-në?
Njohësi i çështjeve politike, Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me deklarat...
-
Deda e kthen në kohë VV’në: Asnjëherë si opozitë nuk ua ka votuar kryeparlamentarin tjerëve
Analisti i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar në lidhje me ngërçin në ...
-
KEK: Përfunduam me sukses remontin e njësisë B1 para afatit të parashikuar
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se punimet për remontin e n...
-
Murati: S’jemi të interesuar për zgjedhje, është opsioni i fundit, opozita po kërkon bllokadë tjetër
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar se partia e ti...
-
Memli Krasniqi: Turp, kjo është pengmarrje e shtetit të Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar a...
-
Murati përsërit sërish deklaratat: Kandidatura e Haxhiut s’do të ndryshojë, duhet konsensus politik
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka deklaruar se Albulena Ha...
-
Aksioni i Policisë – Raportohet se është arrestuar edhe Sulltan Bela, babai i të dyshuarit kryesor për vrasjen e rreshterit Lika
Në kuadër të hetimeve përkatësisht aksioneve për vrasjen e rreshterit të Njës...
-
Agim Bahtiri ia çoi biberonin me qumësht për fëmijë Paris Gurit të LDK-së, pasi largohet ai ia kthen “e harrove këtu”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka bërë një veprim të pazakon...
-
Krasniqi: Le ta propozojnë vetë Kurtin për kryeparlamentar, nashta e votojmë, por s’e meriton
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar...
-
Sërish bllokadë në Kuvend, seanca e radhës të dielën
Seana e 5-të me radhë për konstituimin e Kuvendit pritet të mbahet të dielën ...
-
Për herën e katër, Albulena Haxhiu dështon sërish të zgjidhet kryeparlamentare
Për herë të katërt në Kuvendin e Kosovës, e propozuara nga Lëvizja Vetëvendos...