Deda e kthen në kohë VV’në: Asnjëherë si opozitë nuk ua ka votuar kryeparlamentarin tjerëve
Autori: Gazeta inFokus
11:26 | 25 Prill 2025
Analisti i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar në lidhje me ngërçin në Kuvendin e Kosovës, duke theksuar se është krijuar një praktikë që kryetari i Kuvendit të zgjidhet vetëm nga shumica që formon Qeverinë, gjë që sipas tij “mund të jetë e gabuar”, shkruan Gazeta Infokus.
Deda tha se dështimi i katërt për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit mund të përsëritet edhe për katër muaj me radhë, pa asnjë rezultat të ri.
Ai kujtoi se edhe Vetëvendosje, sa ishte në opozitë, nuk ka votuar asnjëherë kandidatin për kryetar Kuvendi nga partitë e tjera.
Postimi:
Në Kosovë është kriju një praktikë politike që Kryetari i Kuvendit të zgjidhet vetëm nga shumica parlamentare që e krijon edhe Qeverinë. Kjo praktikë mundet me qenë e gabuar, por është e tillë.
Me 4 votime të pasuksesshme për zgjedhjen e kadidates për kryetare të Kuvendit pasi që VV nuk e ka ndërtu shumicën parlamentare për Qeveri mund të vazhdohet edhe për 4 muaj tjerë, por rezultati do të jetë i njejtë pa një marrëveshje politike.
Nuk mund të shpiken parime politike sipas nevojës dhe varësisht a je në pozitë apo në opozitë. Nëse si parti në opozitë asnjëherë nuk e ke votuar kryeparlamentarin e partive të tjera, atëherë nuk e ke asnjë bazë të kërkosh bllanko përkrahje nga të tjerët.
Rruga e vetme është te marrëveshja politike.
Përndryshe këtë film e kemi pa në 2014 e 2017, me role të tjera atëherë. Ama është film i keq, e filmat e këqij nuk kqyren 3 here.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
































