Lajme

Deputetët nisin të mblidhen për vazhdimin e seancës konstituive

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 25 April 2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë filluar të arrijnë në objektin e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë.

Në Kuvend ka ardhur edhe e nominuara për kryeparlamentare nga LVV-ja, Albulena Haxhiu dhe deputetë të tjerë nga kjo parti.

Po ashtu, në Kuvend kanë ardhur edhe deputetë nga opozita, përfshirë kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

-Advertisement-

Në pesë tentime të mëparashme, Kuvendi ka dështuar të zgjedh trupat e tyre, rrjedhimisht ka dështuar të konstituohet në tërësi legjislatura e nëntë.

Limaj për kandidaturën e Haxhiut: Qëndrimi dhe votimi ynë është ashtu siç ka qenë herët e kaluara

Haradinaj: S’ka ndryshim as në kandidaturë as në qëndrime të opozitës

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera