Fokus

Të shtëna me a*rmë në Strellc të Deçanit, një i lënduar

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 25 April 2025

Një person ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri që ndodhën sot në mëngjes në fshatin Strellc të Deçanit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Infokus zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot, rreth orës 06:40, Policia është informuar për të shtëna me armë zjarri në drejtim të një personi në fshatin Strellc të Deçanit. Menjëherë pas njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar fillimisht në QKMF në Deçan, e më pas në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor. Njësitë relevante janë ende në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin,” ka deklaruar Rugova./Gazeta Infokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta ekstreme e majit – dyshek memory 100€ më lirë!
-Advertisement-

Të tjera