Lajme

Krasniqi: Le ta propozojnë vetë Kurtin për kryeparlamentar, nashta e votojmë, por s’e meriton

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 25 April 2025

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të propozojë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit nëse dëshiron të sigurojë votat e PDK-së, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Krasniqit, Albin Kurti, si deputet i thjeshtë, nuk ka mandat për të ftuar opozitën në bisedime dhe duhet të pranojë se nuk mund të imponojë kandidaturën e Albulena Haxhiut.

“Nuk ka arsye që Albin Kurti të na ftojë. Ai është deputet, nuk ka mandat për të bërë ftesa të tilla. Nëse dëshiron të zhbllokohet procesi, le të propozojë një kandidat tjetër. Nuk po dua unë t’ia imponoj kandidatin, por janë 48 deputetë që nuk e përkrahin Haxhiun,” tha Krasniqi.

-Advertisement-

Ai shtoi se edhe vetë Kurti mund të kandidojë për kryetar të Kuvendit, por dyshon se do të kishte mbështetjen e PDK-së.

“Le ta propozojë edhe veten, është në të drejtën e tij si deputet. Por nuk besoj se do ta votojmë. Ai nuk e ka merituar asnjëherë as të jetë ministër, e lëre më kryetar i Kuvendit,” përfundoi Krasniqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera