Detaje nga atentati në Strellc – sụ lmuesi doli nga mali dhe shtiu me ka*llashnikov drejt Elbasan Ukajt

Autori: Gazeta inFokus
10:14 | 25 April 2025
Detaje tronditëse kanë dalë nga tentim-vrasja e ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku Elbasan Ukaj u bë cak i një sulmi me armë zjarri, në atë që burimet e Sinjalit e përshkruajnë si një atentat të mirëplanifikuar.
Sipas informacioneve të Sinjalit, Ukaj ishte duke lëvizur me kamionin e punës, kur nga zona e malit doli një person i armatosur me kallashnikov dhe shtiu disa herë në drejtim të kabinës së automjetit, duke tentuar ta ekzekutojë atë në vend.
Burimet tona theksojnë se sulmuesi është larguar i qetë nga vendi i ngjarjes, i bindur se e kishte lënë të vdekur viktimën. Por fatmirësisht, Ukaj ka shpëtuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, nën mbikëqyrjen e Policisë së Kosovës, për shkak të natyrës serioze të sulmit dhe mundësisë së ndonjë rreziku të mëtejmë.
Ngjarja ka ndodhur jo larg shtëpisë së Ukajt, gjë që forcon dyshimet se atentati ishte planifikuar me kujdes, me njohuri të saktë për lëvizjet dhe rutinën e tij ditore.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet e hetimeve dhe krimteknika, të cilët kanë sekuestruar gëzhoja dhe janë në kërkim të pamjeve apo provave të tjera që mund të çojnë në identifikimin e autorit.
Rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, ndërsa hetuesit nuk e përjashtojnë mundësinë që sulmi të ketë prapavijë personale, ekonomike apo edhe ndërlidhje me aktivitete kriminale.
Sinjali do të vijojë të raportojë me saktësi dhe burime të verifikuara për zhvillimet që pritet të zbardhin motivin dhe autorin e këtij sulmi të rëndë.

Të tjera
-
A do t’i bindën partitë presidentes Osmani për dalje nga ngërçi?
Ngërçi politik në të cilin është futur vendi pas dështimeve të një pas njëshm...
-
Ky është Liridon Masurica që u ekstradua në SHBA si administrator kryesor i tregut kriminal online
Liridon Masurica nga Gjilani, administratori kryesor i “BlackDB.CC”, që është...
-
Zgjedhjet në Shqipëri: Ja kandidatët që siguruan mandatin nga listat e mbyllura në qarqet ku ka përfunduar numërimi
Me përfundimin e numërimit të votave në disa qarqe të Shqipërisë, janë bërë p...
-
Kurti njofton se ka udhëtuar në Poloni për të marrë pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në largim, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Poznan të Polonisë ku...
-
“Pastrimi” ndërprenë grumbullimin e mbeturinave në Prishtinë, shkak borxhi 2.7 milionësh nga komuna
Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi SH.A.” ka njoftuar se është e detyr...
-
Miftaraj kritikon deputetët e VV: Kuvendi po duket si sfilatë mode – kur jeton i pasur nga buxheti i popullit, nuk kupton hallet e popullit
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka reagua...
-
Ekstradohet nga Kosova në SHBA administratori kryesor i tregut kriminal online, ngarkohet për mashtrim dhe vjedhje të identitetit
Liridon Masurica (33-vjeçar) nga Gjilani i njohur si “@blackdb” është ekstrad...
-
Deputetët britanikë kërkojnë ndryshim qasje ndaj Serbisë, shkak pjesëmarrja në paradën ushtarake në Moskë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nxitur reagime të forta ndërkombët...
-
Kurti udhëton për në Poloni, merr pjesë në konferencën IMPACT 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drej...
-
Numërohen 98% e kutive të votimit në Shqipëri, PS siguron fitoren, PD rënie krahasuar me 2021
Kur janë numëruar 98% e kutive të votimit brenda Shqipërisë, Partia Socialist...
-
BE-ja vlerëson zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri: Në përgjithësi u organizuan mirë
Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evr...
-
Pas disa javësh në arrati, arrestohet i dyshuari për tentim vra* sje në Pejë
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Vrasj...