Lajme

Gjendet trupi i pajetë i 10-vjeçarit në lumin Fan në Mirditë

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 17 April 2022

Trupi i pajetë i 10 vjeçarit Sevasjan Laska është gjetur në lumin Fan, pasi rrjedha e lumit e mori të martën e 5 prillit, në Mirditë.

Polumbarë të Forcës Detare u angazhuan për më shumë se 10 ditë në kërkimet për gjetjen e trupit të fëmijës 10-vjecar.

Ai u gjet pranë digës së hidrocentralit në Reps, në thellësinë 7 metra.

-Advertisement-

Kërkimet u zhvilluan në brigjet e lumit Fan, edhe në kushte të moti ekstrem.

Trupi i pajetë iu dorëzua autoriteteve dhe familjarëve për procedurat e mëtejshme. /Top-channel.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera