Gërxhaliu: Padrejtësia ndaj Menderes Ibrës, motivim i të rinjve për rreshtim politik dhe largim i profesionistve nga Kosova

Autori: Safet Gërxhaliu
13:13 | 27 February 2023
Se padrejtësitë në Kosovë sa i përket punësimit të ekspertëve të fushave të ndryshme dhe caktuara nuk kanë ndalur po bindemi gjdo ditë.
Rasti më eklatant që ka ndodhur kohët e fundit është ai kandidatit Menders Ibra, për pozitën e drejtorit të Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë, për të cilën në procesin e rekrutimit ishin të kyqur edhe britanikët dhe që z.Ibra e kishin vlerëusar me më së shumti pikë.
E njoh personalisht vlerën z.Menderes Ibra, njërit nga kandidatët u cili doli i pari në renditje dhe ka dëshmuar se ka qenë dhe është profesionist. Kam menduar se një gjë të till nuk do ta përjetoj sepse premtimet pask kanë qenë të kota se vetëm njerëz profesional do të zgjidhjen në pozitat kyqe.
Z.Menderes Ibra është një vlerë intelektuale, me një traditë dhe i dëshmuar në kohë.Ai mund të mbahet mend në detyrat që i ka pasur, në në veçanti në kohën kur në Kosovë, funksionin institucionet e përkohëshme vetqeverisëse të Kosovës, kur kryeministër ka qenë Bajram Rexhepi. Kontributi i tij në forcimin dhe zhvillimin e Ministrisë së Bujqësisë ka qenë vërtet parimor dhe falë angazhimit të tij, si sekretar permanent e kemi këtë ministri.
Në atë kohë minister ka qenë z.Bogdaniviq, i cili ka qenë një lojtar për të bërë autogola dhe jo për të mbështetur Kosovën. Të mos zgjidhet një person i till i cili ka pasur vlerësime të larta ndërkombëtare dhe vendore është një mëkat për ardhmërinë e Kosovës dhe për një sektor strategjik, çfarë është bujqësia.
Kam menduar se rasti i guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti do të jetë rasti i fundit diskriminues që përkundër asaj që në kohë të krizave e udhëhoqi BQK-në, edhe gjatë pandemisë Covid19, edhe gjatë pandemisë ekonomike, e mbi të gjitha pas asaj që ka ndodhur me luftën në Ukrainë, një njeri të tillë dhe me atë bagazh intelektual dhe profesional, i verifikuar dhe i vlerësuar nga instancat më të larta botërore, qoftë Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe të mos futet të paktën në listë për tu votuar në Kuvendin e Kosovës, për guvernator është mjerimi dhe vdekje e shpresës në Kosovë. Nëse Komisioni i Buxhetit i Kuvendit të Kosovës, sot do të rekomandojë shtimin e emrave të ri në listë për guvernator, do të përmirësonte një gabim fatal të Panelit të BQK-së që bëri me mos futjen e z.Fehmi Mehmetit në listë.
Ajo që ndodhi me zotin, Menderes Ibra është shqetësuese dhe kam dro se qasja e tillë ndaj vlerave intelektuale do të jetë një motiv për zhgenjim i të rinjëve të Kosovës dhe një mesazh që të orientohet më tepër në politizim dhe jo në profesionalizim.
Në fund të fundit në qoftë se nuk do të jenë pjesë e politikës dhe do të jenë të anashkaluar, lind pyetja: Si do të ketë ardhmëri këtu për të rinjtë dhe au mbetet atyre rruga e vetme largimi i të rinjve dhe profesionistëve, e që si duket po u konvenon qarqeve politike por edhe armiqësore të Republikës së Kosovës!
Shteti është shtepia e të gjithë qytetarëve e jo vetëm militantëve partiak e politik!

Të tjera
-
Vazhdon seanca ndaj Pjetër Shalës
Në Dhomat e Specializuara në Hagë do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-pjesëtarit ...
-
Parashikimi i motit për sot
Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Sipas Institutit Hidrome...
-
Kongresisti amerikan Torres për gjendjen në veri: SHBA duhet të jetë me Kosovën
Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka reaguar sot rreth zhvillimeve të fund...
-
Fillon tubimi i serbëve afër komunës së Zubin Potokut, policia e KFOR’i blindojnë objektin
Herët në mëngjes Policia e Kosovës dhe KFOR kanë nisur barrikadimin e objekti...
-
Anulohet aktiviteti në kuadër të ushtrimit “Defender Evropë `23”
Ministria e Mbrojtjes, përmes një komunikate për media ka njoftuar se për shk...
-
Serbët kanë paralajmëruar edhe sot protesta në veri
Një ditë pas vandalizmit të shfaqur ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, serb...
-
BBC raporton për gjendjen në veri të Kosovës dhe sulmet ndaj KFOR-it
Media britanike, BBC ka raportuar për situatën në veri të Kosovës dhe sulmet ...
-
Mediat serbe sulmojnë ashpër Vuçiqin: Fajtor kryesor për tensionet në veri të Kosovës
Mediat serbe janë hedhur në sulm ndaj Aleksandër Vuçiç. Në veri të Kosovës te...
-
Fillon pozicionimi i Policisë së Kosovës dhe KFOR-it në Zubin Potok
Qysh nga ora 06:30 ka filluar pozicionimi i Policisë së Kosovës dhe KFOR në k...
-
Reagon presidenti shqiptar: Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të veriut të Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar ndaj sulmeve të grupeve ser...
-
I bllokuar në zyrë, raportohet se kryetari i Leposaviqit do ta kalojë natën në objektin e komunës
Situata në veri ende nuk është qetësuar, pas tensioneve të ditëve të fundit. ...
-
Zeqiri: Nuk dalim nesër në zyre, ambasadori amerikan na qortoi
Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut, ka thënë se nesër, e martë, nuk do të ...