Gërxhaliu: Kërcënimi me luftë nga Serbia, shkatërron iniciativat rajonale
Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 25 September 2022
Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se integrimet evropiane nuk kanë alternativë dhe në ketë drejtim bashkëpunimi ekonomik mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor është dhe duhet të jetë paraprijës i integrimeve politike.
Ai përmes një postimi në “Facebook”,ka treguar se fatkeqësisht në Ballkan është e pa mundur të bisedohet për çështje ekonomike pa ngjyrim dhe pa konotacion politik, shkruan Gazeta Infokus.
“Fatkeqësisht në Ballkan është e pa mundur të bisedohet për çështje ekonomike pa ngjyrim dhe konotacion politik dhe për këtë ky politizim po i ngulfat këto procese të cilat edhe më shumë na largojnë prej integrimeve. Ballkani Perëndimor me gjashtë shtete ka afër 18 milionë banorë dhe eksporton në total afër 34 miliardë euro! Sllovenia ka më pak se tre milionë banorë dhe eksporton 68 miliardë euro! Austria me afër 8 milionë banorë eksporton mbi 160 miliardë euro, ndërsa Gjermania me afër 80 milionë banorë dhe eksporton afër 1600 miliardë euro”, tha Gërxhaliu në një në një panel i organizuar me rastin e përvjetorit të 100 vjetorit të funksionimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij vetëm në 23 vitet e fundit janë afër 72 iniciativa të ndryshme rajonale që kanë filluar duke shpenzuar fonde të shumta nga BE-ja dhe donatorë të tjerë, por ende jemi të pa integruar!
“Nuk mund të ketë integrim në qofëse shtetet nuk janë të barabarta dhe të pranuara politikishtë në mes vedi, nuk mund të këtë integrim në qofëtse nuk ka lëvizje të lirë të njerëzve, shërbimeve, kapitalit dhe mallrave e në Ballkanin Perëndimor kjo po ndodhë! . Nuk mund të ketë iniciativa rajonale të sukseseshme në qoftëse ende në mes vendeve të këtyre iniciativa kërkohen viza me shumë procedura burokratike. Nuk mund të ketë suksese në iniciativa rajonale në qoftëse kamionët me mallra duhet të kalojnë edhe ditë të tëra në kufi duke plotësuar e kërkuar dokumente e certifikata të shumta dhe koha e pritjes së gjatë humb mundësia që mallrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor të jenë konkuruese me këdo në botë”, tha ai./Gazeta Infokus/
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:
Të tjera
-
Ambasadori italian: Letra e Gërvallës, e pavlefshme
Italia konsideron se nuk është i vlefshëm zotimi për krijimin e draft statuti...
-
Kroacia nesër e nis kontigjentin e 41-të në Kosovë në kuadër të KFOR-it
Ministria kroate e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nesër do të mbahet ceremonia...
-
Shkarkohet kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri
Sindikata e Policisë së Kosovës sot ka mbajtur kuvendin e përgjithshëm, që e ...
-
Nënsekretarja amerikane: Kosova bën pjesë në BE dhe NATO
Pas presidentes Vjosa Osmani, nënsekretarja amerikane për Diplomacinë Publike...
-
Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetja e rezolutës së Srebrenicës, Vuçiq: Mali i Zi e shkeli Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e ...
-
Cameroni pritet ta vizitojë Shqipërinë
Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, javën e ardhshme pritet ta vizit...
-
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare instalohet në Detin e Kinës Jugore
Platforma e parë inteligjente e nxjerrjes së naftës detare e Kinës, "Huizhou ...
-
Nënsekretarja e ShBA-së: Kosova të ec para me Asociacionin
Nënsekretarja e ShBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen, ka deklarua...
-
Osmani: Fushatat dezinformuese janë kër*ënim për sigurinë kombëtare të Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se fushtat dezinformuese paraqes...
-
Osmani flet për marrëveshjen e nënshkruar me SHBA’të: Janë aleati ynë kryesor
Presidentja Osmani në një konferencë për media ka folur për marrëveshjen e në...
-
Leposaviq: U has me uniformë me emblema të Serbisë, arrestohet e më pas lirohet
Një person është arrestuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt. ...
-
25 vjet nga masằkrằ në Burgun e Dubravës
25 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha n...