Gërvalla-Schwarz kërkon anëtarësimin e Kosovës në “Kartën e Adriatikut”
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/09/308142395_1122433268399168_6747533603719130430_n1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
17:12 | 22 September 2022
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës pjesëmarrëse në takimin e “Kartës së Adriatikut”
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, gjatë qëndrimit në New York, në margjina të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mori pjesë në takimin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), temë kryesore e të cilit ishin sfidat lokale dhe globale të sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.
Ministrja Gërvalla-Schwarz, theksoi qëndrimin e palëkundur të Republikës së Kosovës ndaj agresionit ushtarak rus në Ukrainë, vendosmërinë për zbatimin e sanksioneve ekonomike dhe masave të tjera të vendosura nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe format e tjera të solidaritetit me popullin e Ukrainës, duke vënë në pah edhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit të vendeve të Ballkanit në çështjet jetike për sigurinë e rajonit.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shtyllë kryesore për paqen dhe stabilitetin edhe në Ballkanin Perëndimor. Ministrja gjatë takimit vuri në pah përkushtimin, përvojën dhe ekspertizën e thellë të ShBA-ve në rajon dhe nevojën për një prani të shtuar amerikane në të gjitha sferat dhe nivelet.
Mes tjerash Gërvalla-Schwarz, BE-së i bëri thirrje që me më shumë vendosmëri të luftojë për vlerat dhe parimet, të cilat qëndrojnë në themelet e saj, vlera të cilat i ndan edhe shumica e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ministrja kërkoi një vlerësim më të diferencuar të zhvillimeve në vendet e ndryshme të Ballkanit Perëndimor si dhe mesazhe dhe konsekuenca të qarta për të gjithë ata që bien ndesh me përcaktimet e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian.
Ministrja Gërvalla-Schwarz, theksoi se Republika e Kosovës duhet të jetë anëtare me të drejta të plota e “Kartës së Adriatikut”, dhe përshëndeti përkrahjen e shprehur gjatë takimit nga shumica e të pranishmëve për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë mekanizëm të rëndësishëm për sigurinë dhe paqen në rajon.
Në këtë takim të drejtuar nga Republika e Malit të Zi, krahas ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, morën pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Malit të Zi, Ranko Krivokapić, ministri i Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Kroacisë, Gordan Grlić Radman, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Të pranishëm në takim ishin edhe këshilltari i Departamentit të Shtetit të ShBA-ve, Derek Chollet, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe diplomatë nga Republika e Shqipërisë, Republika e Sllovenisë dhe nga Serbia.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/436678866_1174415503561398_3885675707869739924_n.png)
Të tjera
-
PAMJE TË RËNDA: Momenti shokues teksa një burrë rrāh brutalisht një grua në Prizren
Skena skandaloze të dhunës janë parë në Prizren. Një mashkull shihet duke ...
-
Prokurorja kapet duke luajtur në telefon gjatë seancës së “180 kilogramëve kokāinë”
Prokurorja Merita Bina Rugova është kapur duke luajtur në telefon gjatë seanc...
-
Gërvalla niset për në Austri, do të marrë pjesë në takimin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është nisur për...
-
Ministria e Shëndetësisë del me një apel për qytetarët për temperaturat e larta
Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të sh...
-
Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj dy zyrtarëve të Suharekës
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të ...
-
Shkon në mbi 900 numri i të vdekurve nga vapa, në pelegrinazhin e haxhit
Numri i raportuar i pelegrinëve të vdekur nga vapa në Arabinë Saudite ka kalu...
-
Kurti publikon pamje të Observatorit dhe Planetarium Kombëtar, është i pari në vend
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova tash ka Observator dhe Planetariu...
-
Zëvendëson Stoltenberg, Mark Rutte Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s
Mark Rutte do të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s. 32 anë...
-
Biden në epërsi ndaj Trump thotë sondazhi i Fox News
Donald Trump ka mbetur prapa Joe Biden në sondazhin e fundit zgjedhor nga Fox...
-
Konjufca: Sụlmi në Banjskë ishte goditje e rëndë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka marr pjesë në seancën plena...
-
Osmani takohet me Pirc: Kosova krenare me partneritetin e saj të gjatë me Slloveninë
Presidentja Vjosa Osman është takuar me homologen e saj sllovene, Natasha Pir...
-
Panairi Ndërkombëtar i Librit në Pekin hapet me rritje të përfaqësimit të huaj
Panairi i 30-të Ndërkombëtar i Librit në Pekin u çel të mërkurën, duke tërheq...