Lajme

Gazetari Idro Seferi: Rama lavdëroi Vuçiqin për marrëveshjen me Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 03 September 2022

Gazetari shqiptar në Beograd, Idro Seferi, ka treguar për krejt takimin që kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq patën në kryeqytetin e Serbisë në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.

Ai tha se në këtë takim u bë një promovim i madh i ushqimeve, verërave dhe prodhimeve që vijnë nga shtetet pjesëmarrëse të iniciativës “Ballkani i Hapur”, teksa shtoi se ishte kryeministri shqiptar ai që e lavdëroi presidentin serb për marrëveshjen me Kosovën.

“Rama tha se kjo iniciativë nuk do të thotë që i zgjidh të gjitha problemet, por është një fillim madje lavdëroi disa herë edhe presidentin Vuçiq për një lëvizje të duhur sa i përket marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë”, ka deklaruar Seferi

-Advertisement-

“U tentua të thuhet se ky projekt është i vetmi i cili mund ta afroj Ballkanin mes vete ku pati serish ftesa për shtetet që s’janë pjesë. Ishte edhe vizita e Abazavoiq i cili në mandat teknik, por nuk dihet nëse Mali i Zi do të jetë pjesë e Ballkanit të Hapur”, ka shtuar gazetari për klan kosova.

Tutje, ai tha se miqësisë mes Shqipërisë dhe Serbisë në shtypin serb iu bë një promovim i madh.

“Edhe fjalimeve të Ramës i është dhënë një hapësirë e madhe në mediat serbe, deri te citimi i tij në shumicën e mediave. Është një tentim i promovimit të Vuçiq si një lider i serbëve i cili do të ngelet si historik në krijimin e një Serbie të re e cila do të jetë e fuqishme në rajon dhe zakonisht edhe kur bën politikën e tij, Vuçiq paraqitet si i sulmuar për shkak se po krijon e po ndërton shumë në Serbi”, ka theksuar tutje Seferi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera