Sport

Gattuso zgjedh portierin e parë në Milan

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 24 August 2018
Gennaro Gattuso bëhet gati për duelin e madh të Milanit kundër Napolit në Serie A.

Gennaro Gattuso ka shpjeguar rolin e portierëve Gianluigi Donnarumma dhe Pepe Reina në sezonin e ri në Milan.

Ai ka bërë të ditur se italiani do ta nisë sezonin si titullar në Serie A.

“Reina ka munguar në 10-12 ditët e fundit. Njëri do të jetë titullar në Serie A kurse tjetri në garat tjera”, u shpreh Gattuso.

-Advertisement-

“Nëse Donnarumma arrin ta tejkalojë rivalitetin e shëndosh me Reinan mund të bëhet portieri më i mirë në botë”, theksoi ai.

“Ka një fat të madh sepse ka rivalitet me një kampion të madh. Tani i takon atij, duhet të punojnë së bashku”, përfundoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera