Lajme

Gashi: Askush se di datën e vjedhjes së mostrave të Deharit, Abazi të jap provat në prokurori

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 16 February 2023

vokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, i ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova është shprehur se askush nuk e di datën e vjedhjes së mostrave të Deharit.

Ai u shpreh se këtë duhet ta thotë vetëm prokuroria pas një hetimi të mirëfilltë.

“Unë nuk besoj që askush mund ta dijë datën e saktë se kur janë zhukur, apo marrë nga frigoriferat e Institutit të Mjekësisë Ligjore, motrat biologjike të Astrit Dehari, që janë gjaku dhe mostrat e tjera, besoj që këtë duhet ta thotë vetëm prokuroria pas një hetimi të mirëfilltë dhe ne nuk e dimë saktësisht datën kur këto janë zhdukur”, u shpreh ai.

-Advertisement-

Gashi gjithashtu i ka bërë thirrje deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi,që të shkojë në prokurori dhe t’i jap të gjitha provat.

“Unë po e lus z.Haki Abazin që të shkojë në prokurori të hënën, sepse edhe ashtu prokurori do ta thërras dhe t’i jap të gjitha provat që i ka, pa marrë parasysh se kush mund të qëndrojë prapa tyre, por jo që të bëjë kampanjë politike, sepse nuk është problemi i dëmtimit të subjektit politik, kjo është çështja më e vogël”, u shpreh tutje Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera