Lajme

“Garova dy herë, fitova dy herë”, Trump pranon se mund të kandidojë sërish për Shtëpinë e Bardhë

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 23 July 2022

sh-Presidenti amerikan, Donald Trump, la të kuptohej më shumë se kurdoherë më parë, që do të garojë përsëri për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e ardhshme.

Gjatë një fjalimi në Arizona të premten, Trump i tha turmës se mund ta kandidonte sërish, i detyruar nga rrethanat.

“Garova dy herë, fitova dy herë, dhe herën e dytë mora shumë më tepër vota se herën e parë, më shumë se kushdo president tjetër në detyrë në historinë e Amerikës”, tha Trump. “Tani, mund të na duhet ta bëjmë sërish”, shtoi ai. “Dua të them, shikoni se çfarë i ndodhi shtetit tonë në më pak se dy vite, duket tjetër vend komplet. Është e trishtë ta shohësh këtë”.

-Advertisement-

Trump vijon të pretendojë se zgjedhjet e vitit 2020 iu vodhën, pavarësisht se gjykatat tashmë e kanë hedhur poshtë këtë pretendim.

Gjatë mandatit të parë në Shtëpinë e Bardhë, Trump zgjodhi si zëvendës Mike Pence, të cilin e vlerësonte shpesh, por nisi ta sulmonte kur ai nuk pranoi të pengonte certifikimin e zgjedhjeve në Kongres, më 6 janar 2021. Një shenjë e çarjes së pariparueshme mes tyre ishte fakti që Pence mbajti një tubim paralel në të njëjtën ditë në Arizona, ky mbështeti një kandidat të ndryshëm nga Trump mes kandidatëve brenda partisë për postin e Guvernatorit të shtetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera