Sport

“Gafa” që e largoi Kariusin nga Liverpooli

Autori: Gazeta inFokus 11:25 | 13 September 2018

Loris Karius ishte “njeriu” i mbrëmjes në finalen e Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Kiev në mes të Real Madrid dhe Liverpoolit.

Dy gabimet amatoreske të tij i kushtuan shumë skuadrës angleze duke ua ndalur shpresën për të fituar trofeun pas 13 vitesh.

Portieri gjerman u largua drejt Beshiktashit në Turqi për t’i lëshuar vendin Alisson Becker i cili u transferua nga Roma.

-Advertisement-

Në fakt arsyeja e largimit nuk ishte gabimi në finale por një gabim tjetër.

Sipas gazetarit të Daily Mail, Dominic King, një video e postuar nga Karius ishte vendimtare për largimin e tij.

“Videoja që ai postoi në Instagramin e tij në korrik duke ushtruar dhe duke ngrënë akullore në Kaliforni ishte përfundimtarja”, ka thënë gazetari.

Gjatë muajve të verës, Karius po bënte gjithçka që mediat të largonin vëmendjen nga gabimet e finales së Ligës së Kampionëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera