Sport

Gafa e Besiktasit, zyrtarizon portierin Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 24 August 2018

Liverpool duket se është përgatitur për ta larguar Loris Kariusin në Besiktas – edhe pse klubi ka mbetur që ta bëj zyrtarizimin.

Liverpool pritet që ta largojë Kariusin nga Anfield pasi që nënshkroi me portierin e Romës, Alisson këtë verë.

Transferi i 68 milionë eurove do të thotë që Kraius – i cili bëri dy gabime të mëdha në finalen e Ligës se Kampionëve në maj – do të largohet nga klubi.

Derisa bisedimet me Besiktasin janë duke vazhduar, klubi turk ka paraqitur një reklamë që tregojnë përkushtimin e tyre që të nënshkruajnë me lojtarin.

-Advertisement-

Para se të bëhet zyrtare nga njëri prej klubeve, Besiktas e ka ndryshuar coverin e Twitter si dhe një baner në faqe ku shihet Lloris me fanellën e klubit, si dhe kanë bërë një hashtag # #cometobesiktas

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera