Sport

Futbolli i Guardiolas i ka shkatërruar mbrojtësit, thotë njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 09 November 2017

Guardiola cilësohet si trajneri i cili e luan futbollin më atraktiv në planet dhe për këtë stili i lojës së tij është bërë temë debati përsëri këtë sezon, për shkak të lojës dhe fillimit mbresëlënës të Manchester City në këtë sezon.

E mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, thotë se stili i futbollit të Pep Guardiolas po del të jetë problem i madh për mbrojtësit, transmeton Express.

Në një intervistë për TuttoSport, Chiellini ka thënë se loja atraktive dhe agresive e Pep po i shkatërron mbrojtësit nëpër botë.

-Advertisement-

“Guardiola-izmi në njëfarë mënyre i ka shkatërruar mbrojtësit italianë… ditët e sotme askush nuk e di si t’i mbulojë sulmuesit. Kur isha i ri na mësonin si ta ndienim lojtarin në mënyrë që ta mbulonin sulmuesin në zonë. Sot, mbrojtësit italianë i lënë të gjithë të pambuluar. Është e turpshme se esenca e të qenit mbrojtës italian është duke humbur,” ka treguar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera