Kupa e Botës 2022

Franca humb sulmuesin para Botërorit, emri që pritet ta zëvendësojë

Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 16 November 2022

Franca humb nga referencat e saj sulmuese vetëm pak ditë para nisjes së Botërotit. Për Christopher Nkunku, sulmues i R.B. Leipzigut, “Katar 2022” përfundn ende pa nisur. Në një aksion me Camavingan në stërvitje këtë të martë, sulmuesi ka rënë në tokë duke dëmtuar gjurin e majtë. Pas kryerjes së analizave mjekësore, skuadra franceze ka dalë me një deklaratë në të cilën sqaron se Nkunku nuk është në gjendje që të marrë pjesë në Botëror kështu që është larguar nga grumbullimi.

“Christopher Nkunku nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës. Sulmuesi i RB Leipzigut e la stërvitjen këtë të martë para përfundimit për shkak të lëndimit në gjurin e majtë. Fatkeqësisht, ekzaminimet radiologjike të kryera gjatë natës zbuluan se ishte një ndrydhje.”

Nga Federata Franceze e Futbollit pohojnë se në FIFA është dërguar një dosje mjekësore për të vazhduar me zëvendësimin e lojtarit të dëmtuar. Emri i zëvendësuesit të Christopher Nkunku do të komunikohet pasi FIFA të ketë vërtetuar historinë mjekësore. Sipas RMC Sport, listës së Francës do t’i shtohet Randal Kolo Muani, sulmuesi i Eintrachtit të Frankfurtit.

-Advertisement-

Nkunku u bashkohet emrave të tjerë si Kimpembe, Pogba dhe Kante, që kanë humbur Botërorin për arsye dëmtimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera