Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
16:50 | 14 August 2024 Autori: InfokusiKolegji Profesional Universum ofron programe të fokusuara në Top profesionet e së ardhmes:
– Shkenca Kompjuterike dhe Programim
– Teknik Dentar
– Fizioterapi
– Mekatronike – Operator i Roboteve Industrial
Një nga pikat e forta të Kolegjit Profesional Universum është plani i personalizuar i mësimit, që i adreson nevojat individuale të çdo nxënësi. Shkolla përdor një gamë të gjerë metodash për t’u përshtatur me stilin unik të të mësuarit të secilit, duke përfshirë: Mësimin praktik, Seminaret dhe projektet, Integrimi i Inteligjencës Artificiale (AI) etj.
Metoda inovative e të mësuarit të bazuar në projekte (PBL) është një element thelbësor në #KPU, duke e bërë procesin e të mësuarit më atraktiv dhe të angazhuar për nxënësit. Kjo metodë u jep atyre mundësinë të punojnë në zgjidhjen e problemeve reale dhe të ballafaqohen me pyetje komplekse, duke nxitur zhvillimin e të menduarit kritik dhe kreativitetit, aftësive të komunikimit, bashkëpunimit në ekip, autonomisë dhe përgjegjësisë.
Pra një nga objektivat kryesore të KPU është përshpejtimi i integrimit të nxënësve në tregun e punës. Përmes një përvoje të pasur praktike dhe bashkëpunimit të ngushtë me kompani partnere, nxënësit marrin përvojë konkrete që i ndihmon të jenë të gatshëm për sfidat e karrierës së tyre.
KPU – Kolegji Profesional Universum synon të jetë një shtytje e fuqishme për zhvillimin profesional të të rinjve në Ferizaj dhe më gjerë, duke ofruar një arsim inovativ, të lidhur ngushtë me trendet e së ardhmes.