Sport

Florentino Perez: “Kemi një skuadër të madhe që do të përforcohet me lojtar fantastik”

Autori: Gazeta inFokus 18:20 | 19 July 2018

Florentino Perez i dha mirëseardhjen Alvaro Odriozolas në ceremoninë e prezentimit të blerjes më të re të Real Madridit. Presidenti Madrilen, në fjalimin e mbajtur, siguroi që në skuadër do të vijnë futbollist të shkëlqyer për t’a përforcuar grupin.

Mirëseardhje për Odriozolan: ”Ke zgjedhir klubin më kërkues. Mos harro asnjëherë që Real Madridi nuk dorëzohet kurrë dhe këtu duam që të jesh i lumtur. Këtu fillon të bëhet realitet ëndërra yte dhe dëshira e madhe për karrierë. Faleminderit që na zgjodhe neve.”

Titujt e fundit: ”Askush nuk besonte që ishim në gjendje të fitonim një tjetër Champions, jemi i vetmi klub që kemi fituar në të njëjtin vit kupën e Europës edhe në futboll edhe në basketboll. Po jetojmë një nga epokat më të mira të historisë tonë dhe kemi një solidaritet të pakrahasuar si institucion. Jemi në kohën e legjendave, për këtë duhet të kemi për objektiv vazhdimin e objektivave tona duke mbajtur identitetin tonë dhe duke kërkuar triumfet.”

-Advertisement-

E ardhmja: ”Këto suksese kanë qenë falë shpirtit të ekipit dhe vlerave tona. Jemi të vetëdijshëm për nivelin e kërkesave që kemi, jemi Real Madridi dhe gjithmonë duam më tepër. Çdo titull është hapi i parë drejt tjetrit.”

Përforcimet e reja?: ”Kjo është një skuadër që do të përforcohet me lojtar fantastik. Odriozolan e kanë kërkuar klube të rëndësishme, por ai e kishte të qartë se ku donte të luante.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera