Lajme

“Flisni dhe mos heshtni”, Tahiri-Qeverisë: Tregoni dikush sa do të jetë rroga e një zyrtari të shtetit, pas kalimit të Ligjit të Pagave

Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 22 December 2022

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka pyetur Qeverinë se sa do të jetë paga e një zyrtari të shtetit, tani pas kalimit të Ligjit të Pagave, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se është terr informativ dhe manipulim e mashtrim i radhës.

Ai u ka bërë thirrje që të flasin dhe të mos heshtin tash.

-Advertisement-

“E tash që kaloi Ligji i Pagave, a ka dikush në qeveri që mundet me na tregu sa është rroga e një zyrtari të shtetit? Terr informativ, manipulim dhe siç po duket edhe një mashtrim i radhës. Folni mos heshtni tash”, ka shkruar Tahiri./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera