Lajme

Fillon faza e parë testit të arritshmërisë, Nagavci uron nxënësit e jep detaje

Autori: Islam Morina 10:25 | 04 June 2022

Sot nxënësit e të gjitha shkollave në vend janë duke iu nënshtruar fazës së parë të testit të arritshmërisë.

Për këtë ministrja e MASHTI-së, Arbërie Nagavci, ka uruar nxënësit duke iu dëshiruar atyre suksese.

Sot këtij testi janë duke iu nënshtruar 24,218 nxënës në tërë Kosovën, ndërsa për mbarëvajtjen e testit janë duke u përkujdesur 1600 administrues, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Testi i arritshmërisë është duke u mbajtur në 178 qendra, kurse nxënësit kanë kohë prej 150 minuta për t’u përgjigjur në pyetjet që janë paraparë për fazën e parë.

Nga informacionet që ka siguruar Gazeta Infokus nga terreni, mësohet se testi ka filluar të administrohet dhe është duke u zhvilluar i qetë e pa ndonjë parregullsi deri më tash.

Postimi i plotë:

“Suksese të dashur nxënës!
Sot, në ditën e parë të Testit të Arritshmërisë, 24 218 nxënës të klasave të nënta do të vlerësohen për arritjet, njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë e fituara gjatë shkollimit të tyre.
Janë 178 qendra në të cilat do të zhvillohet testi dhe 1600 administrues të cilët do të kujdesen për mbarëvajtjen e tij. Testi do të zgjasë 150 minuta.
Respektimi i rregullave është domosdoshmëri për përcaktimin e rezultateve reale dhe pres përgjegjësi të plotë nga të gjithë.
Punë të mbarë!”, ka shkruar Nagavci në facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera